Anëtari i përfaqësueses U21 të Shqipërisë, Armando Dobra mund të ndryshojë skuadër dhe t’i bashkohet gjigantëve kroatë të Dinamo Zagreb.
Kampionët e Kroacisë, ashtu siç raporton TWTD po e vëzhgojnë sulmuesin e Shqipërisë U21 me shumë kujdes, ashtu që gjasat janë që në verë Dinamo të tentojë transferimin e numrit 10 të Ipsuiç Toun, i cili para pak ditësh me ekipin U23 i shënoi dy gola Kolçesterit.
Bolton është interesuar gjatë kësaj merkatoje, kurse më parë është raportuar se Atalanta, Sauthempton dhe Dynamo Kiev kanë shfaqur interes.
Për ofertë konkrete në skenë ka dalë edhe Brajton, që thuhet se ka ofruar 350 mijë sterlina për Dobrën, por Ipsuiç Toun nuk mendon për ta shitur talentin shqiptarë, i cili mund të luajë si fantazisë, por edhe si mesfushor anësor me tipare sulmuese.
Ai ka zhvilluar 8 ndeshje si titullar me skuadrën e parë të Ipsuiçit, derisa 6 herë është aktivizuar nga stoli, duke arritur që të shënojë dy herë në Ligën e Parë angleze, apo liga e tretë sipas rangut.