Largimi i sponzorit Angjushev, vjen largimi i parë nga Boreci, kroati Prelçec i bashkohet Rabotniçkit

Largimi i sponzorit gjeneral Koço Angjushev nga ekipi i Borecit, mund të ndikojë shumë negativisht te skuadra nga Velesi, që po arrinte rezultate relativisht të mira si pjesë e më të mirëve në futbollin vendor, shkruan “infOSport.mk”.

I pari që largohet nga kjo skuadër, është edhe më i miri, sulmuesi kroat Nikolla Prelçec. Ky i fundit sot edhe zyrtarisht i është bashkuar skuadrës së Rabotniçkit, me të cilën ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë.

31-vjeçari me skuadrën e Borecit ishte bashkuar verën e vitit 2019-të, kur erdhi nga ekipi kroat i Luçko.

Ai shumë shpejtë u shndërrua në një nga futbollistët kyç të skuadrës nga Velesi, ndërsa edicionin e fundit mbante shiritin e kapitenit, teksa në 18 ndeshje të stinorit vjeshtor realizoi 5 gola.

Ndryshe me Boreci  Prelçec ka zhvilluar gjithsej 40 ndeshje, duke realizuar 13 gola.

I njëjti menjëherë i është bashkuar skuadrës së tij të re në Ohër, aty ku Rabotniçki nën drejtimin e trajnerit të ri, Aleksandar Vlaho po kryen fazën kryesore të përgatitjeve. (infOSport.mk)

Leave a Reply