Lacio ka bërë një super përforcim në mbrojtje, teksa gjatë ditës së djeshme ka prezantuar mbrojtësine Milanit, Mateo Musakio, i cili pritet të zëvendësojë të dëmtuarin, Luiz Felipe.
Braziliani do ta jetë jashtë për dy muaj, kështu që bardhekaltërit u kthyen menjëherë në merkato dhe i dhanë Inzaghit përforcimin që ai dëshironte:
“SS Lacio njofton se ka fituar përfundimisht të drejtën për shfaqjet sportive të futbollistit Mateo Pablo Musakio nga AC Milan” .
Musakio largohet nga Milani pas një aventure gati 4 vjeçare, teksa duhet theksuar se shuma që kuqezinjtë përfituan është 1 mln euro, duke pasur parasysh se kontrata i skadonte në qershor.
Musakio me origjinë arbëreshe me Lacion ka firmosur për 6 muaj me mundësi rinovimi edhe për dy vite të tjera.