Zbulohet arsyeja pse Ozil zgjodhu nr. 67 te Fenerbahçe

Mesut Ozil më në fund është prezantuar te Fenerbahçe, duke pranuar që për herë të parë të luaj në vendlindjen e të parëve të tij, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht nderi ndaj prindërve dhe vendlindjes së tyre ka bërë që futbollisti me origjinë turke i lindur në Gjermani, te Fenerbahçe të zgjedh numrin 67-të, një numër shumë i pazakontë për të, pasi asnjëherë më parë nuk e kishte mbajtur.

Ndryshe numri 67 është numri i tabelave të regjistrimit të automjeteve në provincën Zonguldak në Turqinë Veriore.

Ndryshe në prononcimin e tij të parë si futbollistë i Fenerbahçes, Mesut Ozil, u shpreh: “Nuk e di çfarë të them, në fakt. Jam i lumtur. Ka qenë ëndërr për Fenerbahcen dhe ka qenë ëndërr edhe për mua. Shpresoj se do të jem i dobishëm për ekipin në fushë. Unë besoj në Fenerbahçen”.

 

Leave a Reply