Vllaznia godet sërish në merkato, prezanton sulmuesin nga Guinea

Vllaznia pa dyshim se është një ndër skuadrat më aktive në merkaton e janarit, ndërsa një gjë të tillë drejtuesit e skuadrës shkodrane i ka shtyrë, edhe pozita momentale në të cilën ndodhen, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse edicionin e kaluar luftonin për mbijetesë, këtë vit Vllaznia nën drejtimin e trajnerit kroat me pasaportë gjermane, Tomas Brdariç, po shkëlqen, duke udhëhequr vallën në Superligën shqiptare me 9 pikë më shumë se dy ndjekësit më të afërt, Partizani dhe Teuta.

Kështu ata së fundmi kanë angazhuar një sulmues nga Guinea. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Salim Sise, i cili numëron 5 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e Guinesë. Ai si futbollistë është formuar te Sportingu i Portugalisë, aty ku edhe ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij, teksa së fundmi ishte pjesë e skuadrës greke të AO Egaleo.

Në Greqi gjithashu kishte luajtur edhe me AO Trikala, ndërkohë kishte provuar veten gjithashtu edhe në kampionatin rumun me skuadrën e ACSM Poli Iashi.

Sise me Vllazninë e Shkodrës ka nënshkruar kontratë për një vit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, mirëpo që për një gjë të tillë do të vendos që performanca e tij në këto muajt e ardhshëm. (infOSport.mk)

Leave a Reply