Skopje luan “tenis” me Kadinon, ish sulmuesi i Shkëndijës realizon “tripletë”, shënon edhe Lamallari

Skuadra e Skopjes, që stinorin vjeshtorë në Ligën e Dytë – Perëndim e mbylli në pozitën e parë me 7 pikë epërsi ndaj ndjekësve më të afërt, Veleshtës dhe Gostivarit, të mërkurën në një miqësore ka demoluar ekipin e Kadinos me shifrat 6:1, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë ndeshje gjithë vëmendjen e morri ish sulmuesi i Shkëndijës, Hristijan Kirovski, i cili realizoi “tripletë”, ndërsa nga një gol tjetër shtuan edhe Ivo Janakievski, Jusuf Mustafa dhe Arsim Lamallari.

Kujtojmë Kirovski te Skopje u transferua gjatë këtij afati kalimtarë të dimrit nga rradhët e Gostivarit, duke pranuar që për herë të dytë në karrierë të veshë fanellën e skuadrës nga lagjja e Hekuranës.

Leave a Reply