Drita e Bogovinës transferon goleadorin shkupjan Emir Aliu

Drita e Bogovinës gjatë ditës së sotme ka arritur marrëveshje me një ndër golashënuesit më të mirë që ndonjëherë ka luajtur në Ligën e Dytë-Perëndim, Emir Aliu, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një sulmues mjaft të spikatur, i cili së fundmi në futbollin tonë vendor ishte pjesë e Vardar Forinës, mirëpo për shkak problemeve financiare që kishte kjo skuadër, i njëjti si edhe shumica tjetër e skuadrës vendosi të largohet.

Disa zëra e çonin atë drejt futbollit europian, konkretisht në Gjermani, mirëpo për shkak dokumentacionit jo të plotë një transferim i tillë dështoi.

Tashmë kur gjithçka ka në duart e tij, Emir Aliu ka pranuar ofertën e drejtuesve të Dritës së Bogovinës, të cilën skuadër shpreson ta ndihmojë për të mbijetuar në Ligën e Dytë – Perëndim.

Kujtojmë Emir Aliu përveç me Vardar Forinën ka luajtur edhe me Genç Kalemler dhe Korabin, ndërsa d

isa ditë më parë edhe pse ishte prezantuar me ekipin kosovar të Vitisë, i njëjti për shkaqe personale vendosi ta prish kontratën dhe të rikthehet më pranë familjes në futbollin tonë vendor.

Duke pasur parasysh aftësitë e tij të larta realizuese, gjithë tifozët e Dritës së Bogovinës shpresojnë që Emir Aliu ti gëzojë ata me shumë gola në pranverë. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply