“Shko te nëna jote, gomar i vogël!”, Lukaku nuk kursen ofendimet ndaj Ibras: Të ç****a ty dhe gruan tënde! (VIDEO)

Derbi i madh midis Interit dhe Milanit i plotësoi të gjitha kushtet, pasi i njëjti dhuroi një shou të vërtetë, ndërsa pa dyshim se vëmendjen më të madhe tërhoqi përplasja në fundin e pjesës së parë mdisi Zlatan Ibrahimoviç dhe Romelo Lukakut.

Sulmuesi belg i Interit ishte acaruar në maksimum me suedezin Zlatan Ibrahimoviç, i cili e kishte provokuar me fjalë të rënda Lukakun. Por, dhe belgu nuk është kursyer në këtë drejtim.

Gjithçka nisi pas një faulli të kapitenit të Milanit, Alesio Romanjoli kundër Lukakut. Sulmuesi belg u nervozua me ndërhyrjen e italianit, ndërsa më pas është kapur me fjalë me Ibrahimoviçin.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 44-të, ndërkohë edhe pas përfundimit të pjesës së pjesës së parë, të dy futbollistët e kanë vazhduar debatin me Lukakun që ka këmbëngulur deri në tunel, ndërsa Ibrahimoviç largohet i qetë. E gjithë kjo situatë e krijuar bëri që arbitri kryesor të ndëshkojë me kartonë të verdhë që të dy.

“Vazhdo bëj ritualet vudu prej m**i me mamin tënd, gomar i vogël! Shko te mamaja jote!” –  i është drejtuar Ibrahimoviç futbollistit ziklatër, Lukaku.

“Flasim më vonë! Mos më qesh para meje! Të ç****a ty dhe gruan tënde! Flet për nënën time?!, – i kthehet i nervozuar Lukau, i cili e ndjek deri në hyrje të tunelit.

Në pjesën e dytë, Ibrahimoviç u largua pasi mori kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje të palejuar ndaj Aleksandër Kolarovit.

Kjo i mundësoi Interit që të rikthehet në lojë, me Lukakun që barazoi nga penaltia në minutën e 71-të, derisa një gol i Kristian Eriksen në minutën e 97-të nga goditja e dënimit i dha fitoren Interit,skuadër kjo që në këtë mënyrë siguroi një vend për në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply