Renova dhe Rabotniçki barazuan në një ndeshje me 6 gola

Renova dhe Rabotniçki kanë barazuar 3:3 në ndeshjen e zhvilluar sot në Ohër, aty ku këto dy skuadra po zhvillojnë fazën e dytë të përgatitjeve në prag të stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”.

Të parët në epërsi kaluan “gjipspunuesit”, që avansuan falë golit të Remzifaik Selmanit në minutën e 18-të. Nuk vonoi shumë dhe “romantikët” u kundërpërgjigjën me anë të kapitenit Goran Siljanovski, i cili solli simetri në rezultat, ndërsa falë Stefan Jevtovskit, Rabotniçki arriti që të përmbys rezultatin. Mirëpo kur u mendua se pjesa e parë e parë do mbyllet me epërsi minimale të skuadrës shkupjane, Renova përfitoi një penalti, të cilën në mënyrë precize e ekzekutoi sulmuesi Selmani, i cili në ato momente shënoi golin e dytë personal për barazim të shifrave në 2:2.

Në pjesën e dytë të parët që shënuan ishin “romantikët”, që edhe për herë të dytë avansuan në këtë ndeshje, duke iu falënderuar golit të Mario Stankovskit, mirëpo njëjtë sikurse në pjesën e parë, edhe në të dytën, “gjipspunuesit” u nxorrën fare në fund, duke shënuar golin e barazimit, kësaj rradhe për 3:3 me autorë, Alen Jasharovski, transmeton “infOSport.mk”.

Për Renovën ishte ky barazimi i parë në kuadër të ndeshjeve kontrolluese, pas atyre dy fitore të njëpasnjëshme ndaj Dritës së Bogovinës (4:0) dhe skuadrës serbe të Jagodinës (2:1).

Leave a Reply