Mbrëmë në Itali u zhvillua derbi i madh midis Interit dhe Milanit, këtë herë në kuadër të Kupës së Italisë. Interi ishte skuadra që iu gëzua triumfit, edhe atë falë një super goli të Eriksen në minutën e 97-të, por megjithatë vëmendjen më të madhe në këtë ndeshje e mori sherri në mes Ibrahimoviç dhe Lukakut.
Të dy shkëmbyen ofendime ndaj njëri-tjetrit dhe u përplasën edhe fizikisht, teksa u desh ndërhyrja e stafeve për të shmangur degradimin e situatës.
Kjo zënkë u bë hit në rrjetet sociale teksa faqja e njohur në Instagram dhe medie e përqendruar veçanërisht në rrjetet sociale, “433” bën pyetjen: “Kush do e fitonte këtë ndeshje”, duke iu referuar Lukakut dhe Ibrahimoviçit.
Pasuan shumë përgjigje, por vëmendjen absolute e kishte marrë komenti i një profesionisti të fushës së luftimeve, Khabib Nurmagomedov.
Kampioni absolut i UFC257, kishte thënë se Ibra në fund do të dilte fitues, kjo edhe aftësive të suedezit në artet marciale.