E bujshme, futbollisti i Llapit mund ti bashkohet Beshiktashit!

Llapi mund të realizojë një nga transferet më të bujshme në historinë e vetë, por edhe në përgjithësi të futbollit kosovar.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Turqi, gjigandët turq tashmë një vit po përcjellin talentin e Llapit, Valmir Veliu, ndërsa njëri nga koodinatorët e klubit turk, ka qenë i pranishën edhe në Antali për të përcjellur paraqitjet e 20 vjeçarit në ndeshjet miqësore që Llapi i zhvillonte në tokën turke gjatë kësaj periudhe.

Pas gjithë kësaj, koordinatori i Beshiktashit, përgjegjës për talentë të rinj jashtë Turqisë, Mehmet Ekshi, ka paraqitur një raport pozitiv para drejtuesve të skuadrës nga Stambolli për futbollistin kosovar, i cili luan në krahun e majtë të sulmit, por edhe në pozicione tjera të repartit ofenziv.

Tashmë është mësuar se menaxherët e Beshiktashit kanë hyrë në negociata me drejtuesit e skuadrës nga Podujeva për transferimin e Valmir Veliut.

Ky i fundit që mbron edhe ngjyrat e përfaqësueses U21 të Kosovës në rast se do të transferohej te Beshiktashi, menjëherë do të huazohej në ndonjë skuadër tjetër nga Superliga Turke, edhe atë deri në fund të sezonit, me qëllim që të ketë sa më shumë hapësira dhe me kualitetet e tij të bind drejtuesit e Beshiktashit edhe për një vend në formacionin e “Shqiponjave të Zeza”. (infOSport.mk)

Leave a Reply