ZYRTARE, Ferhan Hasani bëhet i Partizanit

Ka marrë fund telenovela e quajtur Ferhan Hasani. Fantazisti tetovar karrierën e tij edhe përfundimisht do ta vazhdojë në Shqipëri, te një ndër skuadrat më të njohura shqiptare, Partizani, njofton “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë tashmë kanë konfirmuar edhe nga klubi i Partizanit përmes faqes zyrtare, ku dhe kanë dhënë detaje për prezantimin e tij.

“ZYRTARE

FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Ferhan Hasanin. Fantazisti është përforcimi më i ri në merkaton e Janarit. Hasani do të prezantohet përpara mediave nesër në orën 10:00, në ambientet e Hotel “Arté Boutique Hotel”.

#MirësevjenNëFamiljenEKuqeFerhanHasani🔴💪” – shkruan faqja zyrtare e Partizanit në “facebook”.

Ferhan Hasani pa dyshim se do të jetë një ndër goditjet më të mëdha viteve të fundit në futbollin shqiptarë. Jo zyrtarisht “infOSport.mk” mëson se paga e tij mujore sillet diku nga 10.000-14.000 euro, një shumë kjo stratosferike për kushtet e futbollit shqiptarë, që me siguri se me një yll si Ferhan Hasani do të përfitojë në cilësi.

Leave a Reply