Tirana shumë shpejtë ka gjetur trajnerin e ri, pas largimit të Nevil Dedes. Sipas mediave në Shqipëri, Orges Shehi do të jetë trajneri i ri i kampionëve në fuqi të Shqipërisë.
Mësohet së fundmi se palët kanë arritur akordin, teksa pritet vetëm zyrtarizimi. Për sa i përket eksperiencave si trajner, Shehi në të kaluaarën ka drejtuar Skënderbeun dhe Kukësin. Ndërkohë që si lojtar, durrsaku, përveç, Teutës, Bylisit, Vllaznisë, Besës dhe Skënderbeut, ka qenë edhe kapiten i Partizanit, skuadrës rivale të Tiranës.
Shehi ka njohje të vjetra me drejtorin e bardhebluve, Tefik Osmani dhe ky i fundit mësohet ia ka propozuar presidentit Refik Halili.
Skuadrën verilindore të Kukësit, Shehi e drejtoi në 13 ndeshje, teksa u largua pas rezultateve jo bindëse. Ndërkohë në stolin e Skënderbeut, 43-vjeçari qëndroi plot 45 ndeshje, më pas vendin e tij më pas e zuri trajneri Ilir Daja, që aktualisht udhëheq rivalët e Tiranës, Partizanin.