Super asisti i Alvarez dhe goli i Ademit përballë ukrainasve të Obolon (VIDEO)

FC Shkupi të hënën ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese në Antalia të Turqisë, aty ku skuadra “bardhekaltër” nga Çairi tashmë disa ditë ësjtë akomoduar për të vijuar me përgatitjet e fazës kryesore në prag të stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra shkupjane dje u takua me ekipin ukrainas të FK Obolon Kiev, ndeshje kjo që në fund u mbyll me barazimin 2:2.

Për FC Shkupin në këtë ndeshje shënuan Ilirid Ademi gjatë pjesës së parë dhe Jakup Berisha në të dytën.

Ademi shënoi vetëm pas dy minutave lojë, ndërsa këtij goli i parapriu një super asist nga ana e kostarikanit, Fredy Alvarez, i cili edhe gjatë stinorit vjeshtorë ishte një ndër lojtarët më të dalluar dhe me më shumë asiste te FC Shkupi.

Ndeshjen e rradhës FC Shkupi do ta zhvillojë me 28 janar përballë skuadrës së Akhmat Grozny, pjesë e së cilës është futbollisti shqiptarë Bernard Berisha. (infOSport.mk)

Leave a Reply