Mbrojtësi portugez, Pepe, vazhdon të jetë i njëjtë, agresiv siç jemi mësuar ta shohim edhe më parë, kryesisht kur luante me Realin e Madridit.
Pepe është bërë sërish protagonist duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve, pas një përplasje që kishte me shokun e skuadrës, Lum Ndiaje.
Ish mbrojtësi i Real Madridit është përplasur keq në fushë me shokun e skuadrës te Porto, teksa është dashur ndërhyrja e pjesës tjetër të skuadrës dhe arbirit për të qetësuar situatën.
Mirëpo pavarësisht kësaj zënke, Porto triumfoi në fund minimalisht 1:0 përballë Farense në transfertë, duke vazhduar në këtë mënyrë garën për titullin e kampionit me Sportingun e Lisbonës dhe Benfikën.