Khalid edhe zyrtarisht vazhdon karrierën në Tunizi

Sulmuesi i deridjeshëm i Makedonija GJ.P, Basid Khalid, karrierën e tij edhe zyrtarisht ka vendosur ta vazhdojë në Tunizinë e largët te skuadra kampione e Esperance.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i ri i Khalidit, Esperance, në rrjetet sociale.

Khalid është prezantuar me fanellën e skuadrës së re mbrëmjen e kaluar, ndërsa në transferimin e tij ka ndikuar edhe menaxheri shkupjan, Haris Fakiq.

“infOSport.mk” për transferimin e Khalid në Tunizi raportoi që ditë më parë, ndërsa skuadra e Esperance do të jetë skuadra e 5-të në karrierën e tij.

Basid karrierën e kishte nisur në vendlindjen e tij në Ganë te skuadra e Dreams FC, për të arritur më pas në Ballkan te skuadra e Prishtinës, për të cilën ka regjistruar edhe më shumë paraqitje. Ai me skuadrën e njohur kosovare kishte luajtur për gati tre vite të plota, duke regjistruar 105 ndeshje dhe 30 gola të shënuar.

Verën e vitit 2019-të pasoi transferimi te Teuta në Superligën shqiptare, që verën e vitit 2020 ti bashkohet Makedonija GJ.P., për të cilën skuadër në 14 ndeshje realizoi 8 gola. (infOSport.mk)

Leave a Reply