Ferhan Hasani është një lojtar i ri i Partizanit. Fantazisti tetovar u prezantua sot me ekipin e njohur shqiptarë, edhe atë në prani në Drejtorit Sportiv, Olsi Rama, ndërsa i njëjti para mediave në Shqipëri tregoi se kush i’a kishte mbushur mendjen që të pranojë ofertën e “Demave të Kuq”.
“Të them të drejtën, kur kishte zëra për kalimin tim te Tirana, Cuculi më mori në telefon dhe më tha se do të bëja zgjedhjen e gabuar. Më tha të zgjidhja Partizanin dhe jo Tiranën” – u shpreh Ferhan Hasani, i cili me Cuculin një kohë të gjatë ka luajtur bashkë te Shkëndija.
Ndryshe mbrojtësi kërçovarë, Ardian Cuculi gjithashtu kishte luajtur me Partizanin e Tiranës, edhe atë në sezonin 2014/2015.
Aktualisht Cuculi është pjesë e Dritës së Gjilanit, me të cilën skuadër edicionin e kaluar u shpall kampion i Kosovës. (infOSport.mk)