Shkëndija në këto momente po zhvillon ndeshjen e saj të parë kontrolluese në Antalia të Turqisë, aty ku do të qëndrojë deri me datë 8 shkurt, njofton “infOSport.mk”.
Kundërshtarë i “kuqezinjëve” nga Tetova është skuadra ukrainase e Zorya Lugansk, skuadër kjo që pjesën e parë të sezonit aktual në elitën e futbollit ukrainas e mbylli në pozitën e katërt.
Shkëndija avansoi e para në këtë ndeshje, edhe atë pas 12 minutave lojë, kur falë një sakrifikimi të Besart Ibraimit, partneri i tij në repartin e sulmit, Lupçe Doriev, doli i vetmuar para portierit kundërshtarë, dhe me një goditje precize shënoi për 1:0.
Kundërpërgjigjja erdhi në minutën e 28-të, kur Dimitri Homçenovski lëshoi një predhë të vërtetë nga distanca që përfundoi në rrjetën e Zahov.
5 minuta para fundit të pjesës së parë, Shkëndija mund të rikthente sërish epërsinë, mirëpo goditjen e Florent Ramadanit nga brendia e zonës në mënyrë bravuroroze e ndali portierit kundërshtarë, Nikolla Vasilj.