Ndeshja e parë kontrolluese e Shkëndijës në Antalia të Turqisë, kundër skuadrës ukrainase të Zorya Luhansk e paraparë për tu zhvilluar sot (25 janar) është shtyrë për 24 orë dhe e njëjta do të luhet të martën, njofton “infOSport.mk”.
Kështu skuadra “kuqezi” sot në vend të ndeshjes zhvilloi seancë stërvitore.
Pjesa e mbetur e orarit të ndeshjeve të Shkëndijës nuk ka ndryshime për momentin, ndërsa në pritje të terminit të ri për testin me Zorya-n, kujtojmë se “kuqezinjtë” në tokën turke do të zhvillojnë edhe ndeshjet me Desna Chernihiv (Ukrainë) më 30 janar, Kaysar (Kazakistan) me 3 shkurt dhe Dinamo Kyiv (Ukrainë) me datë 7 shkurt.