Sileksi ka përforcuar mbrojtjen edhe me një bullgar. Pas largimit të dyshes Grozdanoski – Kirovski, drejtuesit e skuadrës nga Kratova fillimisht sollën Jordan Serafimovskin nga rradhët e Bellasicës, ndërsa tashmë së fundmi kanë angazhuar edhe mbrojtësin bullgar të Eter, Svilen Sherev, njofton “infOSport.mk”.
Sherev është 28-vjeçar, ndërsa deri më tani në karrierën e tij ka luajtur edhe me ekipet si Lokomotiv Plovdiv, Pirin, Montana, Dunav dhe Oborishe.
Sherev është bashkuar menjëherë me ekipin e Sileksit, që po zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve në Antalia të Turqisë, ku tashmë ka zhvilluar edhe dy miqësore, kundër Novi Pazar (0:1) dhe Kolos (1:2).