Konnor MekGregor humbi duelin ndaj amerikanit, Dustin Poirier në kuadër të UFC 257. Irlandezi u mund nga nokaut që në raundin e dytë, duke pësuar kështu disfatën e tretë në karrierë, ndërkohë të parën me nokaut në histori të UFC.
MekGregor ishte mundur nga Nate Diaz dhe Khabib Nurmagomedov dy herë të tjera, por në ato meçe ai kishte humbur me dorëzim.
Pas meçit, irlandezi kishte deklaruar që ka për qëllim të shkojë në shtëpi dhe të relaksohet me familjen dhe fëmijët e tij.
Ai zgjodhi rrjetin e tij social, “Facebook”, për të përcjellë një mesazh në një mënyrë të pazakontë. MekGregor shihet duke drejtuar një eskavator në një plazh. Ai shkroi në postimin e tij se këto gjëra u ndodhin edhe më të mirëve, duke aluduar në humbjen e tij.
“Prapë në punime, u ndodh edhe më të mirëve. Do ta ndërtojmë përsëri”, kishte shkruar Konnor MekGregor duke aluduar në një rikthim më të fuqishëm.