Kukësi, pjesë e së cilës skuadër janë edhe dy shqiptarët nga Maqedonia e Veriut, Agim Ibraimi dhe Besir Demiri, ka gjetur trajnerin e ri, i cili do ti udhëheq në vazhdim të kampionatit.
Bëhet fjalë për Mirel Josën, i cili së fundmi kishte udhëhequr Prishtinën. Sipas Supersport, Josa me Kukësin ka arritur marrëveshje për një vit e gjysmë, ndërsa ky do të ishte një rikthim për të në Superiore pas aventurës që pati në futbollin kosovar.
Ardhja në krye e trajnerit 57-vjeçar do të rikthente sërish në rolin e ndihmësit, trajnerin aktual Rrahman Hallaçi, me të cilin ekipi gjithsesi ka bërë mirë dhe në dy ndeshjet e fundit ishte rikthyer te suksesi.
Megjithatë, eksperienca e Josës në futbollin shqiptar është një element thelbësor dhe që mund të ndryshoj për mirë sezonin e Kukësit që aktualisht është në vendin e pestë me 23 pikë, 13 pikë larg kryesuesve të Vllaznisë.