Konor Mek Gregor, i cili pas një kohe më të gjatë u rikthye në oktagon, është befasuar mëngjesin e sotëm, teksa është mposhtur në UFC 257 nga amerikani, Djustin Poirier. Ky i fundit është shfaqur në një formë të shkëlqyer, duke fituara me nokaut ndaj irlandezit që në raundin e dytë.
Ndeshja që nga fillimi nisi vrullshëm, ku MekGregor, e filloi me disa grushte të shpejta, ndërkohë që Poirier, luftonte në kundërsulm dhe shfrytëzonte hapësirat që i liheshin nga kundërshtari, për ta goditur atë në pikat e dobëta.
Kështu u mbyll raundi i parë, ndërsa i dyti ishte tjetër histori.
Ishte përsëri MekGregor që e nisi fuqishëm, me grushte dhe shkelma, por amerikani nuk u ndal dhe afër fundit të raundit të dytë, sulmon me grushte të shpejta irlandezin, duke ia bërë të pamundur të reagonte.
Mek Gregor e kishte të pamundur të qëndronte në këmbë pas gjithë atyre grushteve, dhe ashtu i gjakosur siç ishte, bie nokaut në raundin e dytë, duke i dhuruar fitoren Poirier, në ndeshjen e zhvilluar në Arabinë Saudite.