Barcelona fitoi edhe ndeshjen e dytë pa Messin! (VIDEO)

Skuadra e Barcelonës ka regjistruar edhe fitoren e dytë pa të suspenduarin Lionel Messi, pasi mundi Elçen 2:0 si mysafir në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në La Liga, njofton “infOSport.mk”.
Me këtë fitore “katalunasit” tashmë renditen sërish në pozitën e tretë me 3 pikë më pak se Reali i Madridit që mban pozitën e dytë.

Frenki Dde Jong (39’) dhe Riki Puig (89’) ishin autorë të golave për Barcelonën përballë Elçe, skuadër kjo që plotë 13 ndeshje nuk dinë për fitore.

Në anën tjetër ishte kjo fitorja e katërt me rradhë për Barcelonën në La Liga, edhe atë që të gjitha të arritura si mysafir.

Ndeshjen e rradhës kampionale, Barcelona do ta zhvillojë me 31 janar kundër Atletik Bilbaos në “Kamp Nou”, ndërkohë në mesjavë do të përballet me Rajo Valjekanon në transfertë në kuadër të 1/8 së finales.

Leave a Reply