Agim Ibraimi nuk ndalet, shënon sërish dhe merr kryesimin tek golashënuesit (VIDEO)

Agim Ibraimi po kalon momente shumë të mira me Kukësin, teksa po ndihmon vazhdimisht këtë skuadër në arritjene rezultateve pozitive, njofton “infOSport.mk”. Ibraimi doli të jetë protagonist edhe në takimin e sotëm të javës së 16-të kundër Bylisit, në të cilën ndeshje Kukësi shënoi fitore 2:1.

Ibraimi shënoi golin e parë për ekipin kuksian në minutën e 40-të, kur në ato momente arriti që të barazojë rezultatin në 1:1, pas golit të epërsisë së mysafirëve me anë të Stojanoviç, derisa për fitoren e Kukësit u përkujdes sulmuesi Eze, i cili realizoi në minutën e 57-të.

Për sulmuesin nigerian ishte ky goli i 8-të sezonal, po aq sa numëron edhe Agim Ibraimi, me ç’rast kjo dyshe së bashku edhe me Ardit Hoxhajn e Vllaznisë kryesojnë listën e golashënuesve në Superligën shqiptare.

Përveç Agim Ibraimit, te Kukësi titullarë në takimin e sotëm kundër Bylisit u paraqit edhe Besir Demiri, si dhe ish futbollisti i Shkëndijës, Gjelbrim Taipi, që u zëvendësua në minutën e 79-të nga Lulaj.

Kukësi pas 16 javëve kampionat renditet në pozitën e katërt me 23 pikë të tubuara, 13 më pak se Vllaznia e vendit të parë, që në këto momente po luan pa gola kundër Kastriotit. (infOSport.mk)

Leave a Reply