Punë e kryer, Ferhan Hasani firmos me Partizanin!

Ferhan Hasani për herë të parë në karrierën e tij do të luaj në Superligën e Shqipërisë, teksa informacione të afërta me “infOSport.mk”, bëjnë me dije se ish kapiteni i Shkëndijës ka pranuar ofertën e Partizanit.

Si duket takimi i djeshëm midis drejtorit Olsi Rama dhe vetë futbollistit Ferhan Hasani, ka dhënë fryt, pasi tetovari thuhet të ketë pranuar kushtet e ofruara nga ana e drejtuesve të skuadrës shqiptare, që këtë  vit pretendojnë të rikthejnë trofeun e kampionit në vitrinat e tyre.

Burimi i afërt pranë “infOSport.mk” zbulon se Hasani me Partizanin ka firmosur kontratë për një vit e gjysmë, me një pagë të frikshme për kushtet e Superligës shqiptare.

Hasani te  Partizani do të luaj bashkë me Stenio Zhunior, me të cilin kishin luajtur edhe te Shkëndija, ndërsa gjithashtu do të gjejë edhe dyshen e shqiptarëve nga Maqedonia, Egzon Belica dhe Jasir Asani.

Pas 15 xhirove të para, Partizani me 26 pikë renditet në pozitën e dytë në Superligën shqiptare, duke ndjekur Vllazninë e Mevlan Adilit dhe Demir Imerit, që me 35 pikë kryeson renditjen. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply