Portieri i skuadrës së ligës së katërt angleze të Nju Port, Tom King, ka futur emrin e tij në Librin e rekordeve Ginis, njofton “infOSport.mk”.
Gardiani anglez shënoi në ndeshjen kundër Çeltenam, teksa një gjë të tillë bëri drejtëpërdrejtë pas ekzekutimit të rivënies ajrore.
Topi përfundoi në rrjetë, pasi kaloi një distancë prej 96,01 metre. King në këtë mënyrë theu rekordin e ish kolegut të tij, Asmir Begoviç, edhe atë për 4 metra.
Me datë 4 shtator të vitit 2013-të, boshnjaku kundër Sauthemptonit kishte shënuar nga një largësi prej 91,9 metrash.
Sajti i Librit të rekordeve Ginis edhe zyrtarisht ka regjistruar këtë arritje të King, i cili së shpejti do të bëhet anëtari më i ri i këtij libri.