Bellasica në ndeshjen e dytë kontrolluese ka mundur Plaçkovicën me rezultatin 3:0, e ku fjalën kryesore e kishte talenti shkupjan, Besar Guxhufi, njëherit anëtar i përfaqësueses U17 të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.
Guxhufi skuadrës së Bellasicës iu bashkëngjit disa ditë më parë, edhe atë me rekomandim të trajnerit Gjore Jovanovski, i cili te Guxhufi sheh një super sulmues që mund të ndihmojë skuadrën e tij në arritjen e objaktivave gjatë stinorit pranveror.
16-vjeçari Besar Guxhufi shënoi dy gola në këtë takim të zhvilluar sot në stadiumin me barë artificial në Strumicë, derisa një gol tjetër për Bellasicën realizoi edhe Kocev.
Kujtojmë në ndeshjen e parë Bellasica ishte mundur nga Tikveshi me rezultatin 3:2.