Shkëndija testin kryesor në prag të stinorit pranveror do ta ketë përballë gjigandëve të Dinamo Kiev

Shkëndija nën drejtimin e Ernest Gjokës po vijon fazën e parë përgatitore në Tetovë, ndërsa në fillimin e javës së ardhëshme ekipi do të ndryshojë lokacion. Fazën e dytë dhe kryesore “kuqezinjtë” nga Tetova do ta zhvillojnë në Antalia të Turqisë, aty ku do të qëndrojnë nga data 24 janar deri më 8 shkurt, përcjellë “infOSport.mk”.

Përveç seancave stërvitore, sipas planprogramit ekipi do të kërkojë gjetjen e formës optimale përmes katër përballjeve kontrolluese të caktuara me rivalë shumë serioz. Nga katër rivalët e Shkëndijës në këtë fazë, tre do të jenë ekipe nga Ukraina edhe atë nga kreu i renditjes tabelare në Premier Ligën e këtij vendi, ndërsa kundërshtari i katërt është një klub nga Kazakistani.

Ndeshjen e parë në tokën turke, Shkëndija do ta zhvillojë me 25 janar përballë skuadrës së vendit të katërt të Premier Ligës së Ukrainës, FC Zorya Luhansk. Bëhet fjalë për një rival shumë serioz që përveç ecurisë pozitive në kampionatin vendor, ka bërë mirë edhe në Europë ku ishte pjesë e grupeve të Liga Europa, madje duke rëmbyer fitore në duelet me AEK-un në Athinë dhe si vendas përballë anglezëve të Leçester Sitit.

Kundërshtarëi i dytë i “kuqezinjëve” në Antalia të Turqisë do të jetë FK Desna Chernihiv. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet me 30 janarm ndërsa vlen të theksohet se kjo skuadër ka lënë një fazë të parë shumë të mirë në elitën e futbollit ukrainas, ku pas 13-të xhirove me 23 pikë të tubuara mbajnë vendin e tretë në renditje, menjëherë pas gjigandëve, Dinamo Kiev dhe Shakhtar Donetsk.

Kundërshtari i vetëm jo ukrainas në këtë fazë përgatitore do të jetë FC Kaysar nga Kazakistani, me të cilët Shkëndija do të përballet me datë 3 shkurt.

Provën gjenerale para startit të stinorit pranveror,  Shkëndja do ta ketë kundër  gjigantëve ukrainas të Dinamo Kiev.

Dueli me 15 herë kampionët e Ukrainës do të jetë mundësi ideale për të testuar lartësinë momentale të skuadrës jo vetëm para gjysmësezonit pranverorë, por edhe për të parë nivelin e ekipit për sfida më serioze në Kupat e Europës. Kjo ndeshje do të zhvillohet me 7 shkurt, ndërsa vetëm një ditë pas ekspedita “kuqezi” do të rikthehet në Tetovë.

Orari i ndeshjeve kontrolluese të Shkëndijës në Antalia:
25 janar: Shkëndija vs FC Zorya Luhansk (Ukrainë)
30 janar: Shkëndija vs FK Desna Chernihiv (Ukrainë)
3 shkurt: Shkëndija vs FC Kaysar (Kazakistan)
7 shkurt: Shkëndija vs Dianmo Kyiv (Ukrainë)

Leave a Reply