Qendërmbrojtësi i Çelzit, Fikayo Tomori mund të llogaritet si një futbollistë i ri i Milanit. Ai sot ka udhëtuar për në Milano për t’i kryer testet mjekësore.
Sipas “Skysport Italia”, Tomori te Milani do të luaj në formë huazimi për 6 muaj me mundësi blerje në fund të edicionit për 30 milionë euro.
“Rossonerët” kanë nxituar për ta kompletuar transferimin e Tomorit, në mënyrë që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e vështirë kundër Atalantas.
23-vjeçari nëse gjithçka shkon sipas planit mund të paraqitet madje në ndeshjen me Atalantan, duke pasur parasysh se Romanjoli është i suspenduar, derisa Simon Kjaer nuk e sheh veten 100% të gatshëm.