Rikthim ëndërrash për Eraldo Çinarin, i cili doli të luaj heroin e derbit të madh shqiptarë, njofton “infOSport.mk”.
Pas një mungese të gjatë për shkak të dënimit nga FIFA, sulmuesit shkodran i mjaftuan vetëm 5 minuta në fushën e lojës për të vendosur derbin e madh të dy skuadrave shqiptare nga Tirana.
Çinari në lojë u inkuadrua në minutën e 78-të, duke zëvendësuar shkupjanin, Jasir Asani, ndërsa në minutën e 83-të i njëjti shënoi golin e fitores për “Demat e Kuq”, që në këtë mënyrë i dhanë “goditjen fatale” skuadrës kampione në fuqi të Tiranës, duke i nxjerrë nga gara për titull, teksa të kuqtë janë vënë në ndjekje të kryesuesve të Vllaznisë.
Vlen të theksohet fakti se të dyja skuadrat e mbyllën sfidën me 10 futbollistë, ku Bardhi fillimisht dhe Batha, u ndëshkuan me nga 2 kartonë të verdhë.
Kur janë luajtur 16 javë kampionat Tirana e sheh veten 15 pikë larg Vllaznisë dhe 6 larg Partizanit, skuadër kjo që me 26 pikë renditet në pozitën e dytë.