Liverpulli ka pësuar disfatën e parë pas plotë 68 ndeshjeve në “Enfilld Roud”, njofton “infOSport.mk”. Këtë seri pozitive të skuadrës së Jurgen Klop, e ndërpreu skuadra e Bërnlit, që sonte në “Enfilld Roud” triumfoi me rezultatin 1:0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje për mysafirët e realizoi Ashli Barns në minutën e 83-të nga pika e bardhë.
Ishte kjo ndeshja e katërt me rradhë, në të cilën Liverpulli nuk arrinë të shënojë gol dhe ndeshja e 5-të që nuk njeh fitoren.
E gjithë kjo seri negative ka bërë që Liverpulli të ngec plotë 6 pikë ndaj liderëve të Mançester Junajtedit.
Për herë të fundit që Liverpulli kishte pësuar në “Enfilld Roud” në një ndeshje të Premierligës, kishte ndodhur gati para katër viteve, në prill të vitit 2017-të.
Në këtë ndeshje futbollisti shqiptarë, Xherdan Shaqiri luajti si titullarë te Liverpulli, duke u zëvendësuar vetëm në minutën e 84-të nga ana e japonezit, Takumi Minamino. (infOSport.mk)