Struga Trim Lum barazon edhe në ndeshjen e dytë kontrolluese në Durrës

Struga Trim Lum tashmë disa ditë ndodhet në Durrës, aty ku po zhvillon fazën e dytë të përgatitjeve, ku nuk mungojnë edhe ndeshjet kontrolluese, përmes të cilave trajneri Srgjan Zaharievski do të ketë një pasqyrë më të pastërt për formën e futbollistëve të tij për pjesën pranverore në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Pas barazimit 3:3 në ndeshjen e para dy ditëve kundër Gjilanit, skuadra strugane gjatë ditës së sotme regjistroi edhe një barazim tjetër, këtë herë me rezultatin 1:1 përballë skuadrës së Feronikelit, po nga Kosova.

Autorë i golit të vetëm në këtë ndeshje për ekipin e Struga Trim Lum doli të jetë sulmuesi Dejan Cvetanoski, i cili kishte shënuar edhe kundër Gjilanit, ndaj së cilës skuadër dy golat tjerë i kishin realizuar Flamur Tairi dhe shkupjani Emir Skenderi.

 

 

Leave a Reply