Probleme për Zinedin Zidane, i cili në dy ndeshjet e rradhës do të duhet të bëjë edhe pashërbimet e mbrojtësit, Naço Fernandez. Ky i fundit, siç raporton gazeta spanjolle “AS”, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ashtu që për dy javë të plota do të izolohet dhe do t’i mungoj Realit në ndeshjet kundër Alaves dhe Levante.
Fernandez kështu do të jetë mungesa e rradhës shumë e rëndësishme për Realin, që tashmë po luan edhe pa kapitenin Serhio Ramos dhe mbrojtësin franez, Rafael Varane, gjë që detyron trajnerin Zinedine Zidane ta ftoj të riun Viktor Chust që ende nuk ka debutuar me ekipin e parë.
31-vjeçari Fernandez këtë sezon ka regjistruar dhjetë paraqitje në të gjitha garat me Real Madridin.