Korabi, skuadër kjo që garon në Ligën e Dytë – Perëndim, gjatë ditës së sotme ka prezantuar 3 emra të rinj, ndërsa shumë shpejtë kësaj skuadre pritet ti bashkohet edhe kumanovari, Enis Sadiki, që luan në krahun e majtë të mbrojtjes, njofton “infOSport.mk”.
Ndryshe sa i përket treshes që u prezantua sot nga ana e drejtuesve të skuadrës dibrane, bëhet fjalë për sulmuesit Murat Adili dhe Mërgim Dani si dhe mesfushorin Armend Aliu.
Që të tre futbollistët janë me origjinë nga Kërçova, ndërsa te Korabi vijnë si përforcime shumë të mëdha, që do e ndihmonin skuadrën në arritjen e objektivave gjatë stinorit pranveror.
Murat Adili vjen nga rradhët e Vëllazërimit të Kërçovës, Mërgim Dani së fundmi ishte pjesë e FC Shkupit, ndërsa Armend Aliu deri në fund të vitit 2020 mbrongte ngjyrat e Renovës.
Kujtojmë që javë më parë drejtuesit e Korabit, emëruan Nazmi Ajdinin për trajner, një tjetër kërçovarë, që pritet të nxjerrë më të mirën nga lojtarët e tij në pranverë, aty ku Korabi do të pretendojë dy pozitat e para, transmeton “infOSport.mk”.
Me 24 pikë të tubuara në 16 xhiro, Korabi pjesën e parë të sezonit 2020/2021 e mbylli në pozitën e 5-të.