Skuadra e FC Shkupit po vazhdon që të stërvitet në Antalia, me qëllim që sezonin pranverorë ta pres sa më e përgatitur dhe të rivaluzojë Shkëndijën në garën për titullin e kampionit,
Ekipi shkupjan tashmë disa ditë po qëndron në tokën turke, derisa drejtori sportiv i FC Shkupit, Omer Bunjaku, në një intervistë për kosovaren “koha.net” ka pranuar se skuadra e tyre është në bisedime e sipër me një sulmues nga Kosova.
“Po, kemi pasur lojtarë nga Kosova edhe shumë më herët, por edhe kohët e fundit. Në këtë afat jemi në bisedime me një sulmues nga Kosova. Me klubin jemi pajtuar, por mbesin disa çështje që të zyrtarizohet kalimi”, – ka theksuar Bunjaku.
Aktualisht skuadra e Shkupit po përgatitet në Antalia, ndërsa ndeshjen e parë kontrolluese pritet ta zhvillojë me 26 janar, kur përballë do të ketë ekipin e dytë të Zenitit nga Shën Petersburgu.