Fantastike, 18-vjeçari Veton Tusha debuton me gol te Denizlispor, i shënon Galatasarajit!

Veton Tusha do e mbajë mend gjatë kohë 20 janarin e vitit 2021, teksa 18-vjeçari me origjinë nga Kaçaniku, bëri debutimin e tij në Superligën Turke me fanellën e Denizlispor, njofton “infOSport.mk”.

Megjithatë kjo nuk përbënë lajmin kryesor, pasi Tusha ëndërrën e tij e bëri realitet që në start, duke shënuar golin debutues vetëm pas 3 minutave jo të plota të kaluara në fushën e blertë, edhe atë ndaj gjigandëve të Galatasarajit.

Vërtetë një super lajm për këtë talent, e për më tepër edhe për menaxherin e tij, shkupjanin Urim Saliu, i cili ishte më i merituari që Veton Tusha u transferua vetëm disa ditë më parë te skuadra e Denizlispor.

Ai me këtë skuadër nënshrkoi kontratë për 3 vite e gjysmë, ndërsa e ardhmja e tij, pas këtij goli ndaj gjigandëve të Galatasarajit pritet të jetë shumë e ndritshme. Veton Tusha takimin e tij të parë me fanellën e Denizlispor e nisi nga bankina, ndërsa në lojë u inkuadrua në fillimin e pjesës së dytë. Ende pa kaluar minuta e 48-të, Tusha shënoi golin e parë për Denizlispor në transfertën në Stamboll ndaj Galatasarajit, duke zbutur në ato momente epërsinë e gjigandëve turq në 3:1, transmeton “infOSport.mk”.

Ndryshe Galatsaraji në këtë përballje shënoi fitore 6:1, mirëpo pavarësisht rezultatit, Veton Tusha në aspektin individual do ta mbajë mend gjatë kohë këtë ndeshje. Kujtojmë Tusha te Denizlispor erdhi nga rradhët e Vardarit, njëjtë sikurse Erdon Daci, që gjithashtu javë më parë i kishte shënuar Galatsarajit, madje dy gola. Vërtetë kënaqësi e madhe të shkruash për talentë të këtillë, të cilët shpresojmë që shumë shpejtë të arrijnë majat e futbollit. (infOSport.mk)

Leave a Reply