Boreci dhe Rabotniçki gjatë ditës së sotme në Veles kanë zhvilluar një miqësore si pjesë e përgatitjeve për stinorin pranveror, njofton “infOSport.mk”. 1:1 ishte rezultati përfundimtarë i këtij takimi, në të cilin të parët që avansuan ishin mysafirët nga Shkupi.
Jevtovski nga e djathta me të majtën e tij harkoi në zonën kundërshtare, aty ku më së miri i gjind Jovan Petroviq, një futbollistë serb ky që aktualisht ndodhet në prova te Rabotniçki.
Ky gol i shënuar në minutën e 15-të ishte valid deri në minutën e 82-të, kur në skenë te ekipi vendas doli 18-vjeçari Xhemail Ibrahimoviç. Sulmuesi i talentuar boshnjak pasi pranoi një top nga ana e Filip Ristovskit, mjaft mirë reagoi para zonës kundërshtare, duke tejkaluar edhe portierin kundërshtarë Riste Jankov, i cili këtë takim e nisi në pjesën e dytë, pasi trajneri Aleksandar Vlaho gjatë pjesës së parë në portë kishte vendosur portierin shqiptarë, Burhan Mustafa, transmeton “infOSport.mk”.
Për Borecin ishte kjo ndeshja e dytë, pas asaj ndaj Akademia Pandev, në të cilën kishin pësuar disfatë, ndërkohë në anën tjetër për Rabotniçkin ishte kjo vetëm ndeshja e parë në këtë fazë përgatitore. Ndeshjen e rradhës Rabotniçki do ta zhvillojë kundër Teteksit të shtunën. (infOSport.mk)