Klas Jan Huntelar edhe zyrtarisht është një futbollistë i ri i Shalke 04, përcjellë “infOSport.mk”. Sulmuesi i njohur holandez me skuadrën gjermane ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit.
37-vjeçari kthehet te Shalke, pas një aventure prej 3 sezonesh e gjysmë te Ajaksi. Huntelar para se të bashkohej me holandezët në vitin 2017 kishte luajtur për 7 sezone te Shalke, ku bëri shumë mirë dhe u bë një nga më të mirët e historisë së klubit gjerman.
Ai ne 240 ndeshje me fanellën e Shalke 04, kishte realizuar 126 gola. Eksperienca e tij e madhe si dhe golat pritet të ndihmojnë Shalkes që ti ik rënies në Bundesliga II. Shalke 04 pas 16 ndeshjeve të zhvilluara ndodhet në pozitën e fundit me vetëm 7 pikë të tubuara.
THE HUNTER IS BACK! @s04 legend @KJ_Huntelaar has agreed to a sensational return which will see the former Bundesliga topscorer don the Royal Blue shirt until the end of the season. What a transfer! 💥⚽👏💙 #S04 #SchalkerLeben #Gazprom #Football pic.twitter.com/5dY6ayGuyz
— Gazprom Football (@GazpromFootball) January 19, 2021