Milani ka gati edhe emrin e rradhës, talenti anglez vishet “kuqezi”

Milani ka gjetur akordin me Çelzin për huazimin e Fikayo Tomori deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje nëse do paguante kartonin në vlerë prej 30 milionë eurove në fund të sezonit.

Nga Italia mësohet se 23-vjeçari do të mbërrijë nesër në Milano për të kryer vizitat mjekësore.

 

“Sky Sport” raporton se gjithçka është mbyllur dhe mëngjesin e nesërm mbrojtësi do të zbarkojë në Milano. Tomori anglez është produkt i akademisë së Çelzit, teksa më parë është huazuar edhe në disa skuadra tjera angleze, si: Brahton, Hull Siti dhe Derbi Kaunti.

Sezonin e shkuar dhe këtë aktual Tomori u kthye te Çelzi, por pa arritur të zërë vend në formacionin e parë, megjithëse e nisi aventurën mjaft mirë me ekipin e parë dhe mori elozhet e opinionistëve në mbarë Britaninë e Madhe.

Leave a Reply