Meritan Shabani ka firmosur një kontratë të re me skuadrën e Vulverhemptonit. Futbollisti 21-vjeçar nga Kosova me “ujqërit” ka nënshkruar deri në vitin 2023.
Shabani ka qenë pjesë e skuadrës së dytë të Bajernit të Munihut, nga e cila skuadër verën e vitit 2019-të u transferua te skuadra e Premierligës angleze.
Ai aktivizohet tek skuadra e U-23 dhe ndeshjen e fundit ndaj Uest Bromuiç Albion në Premierligë, trajneri Nunjo Espirito Santo e uli në stol.
Lajmin e rinovimit të Shabanit e ka bërë publike vetë klubi anglez me anë të një komunikate.