Makedonija GJ.P gjatë ditës së sotme ka bërë një super goditje në merkato, teksa pas 11 vite e gjysmë ka rikthyer në rradhët e veta ish sulmuesin Samir Fazli, njofton “infOSport.mk”. Shkupjani 29-vjeçar së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, nga e cila skuadër u largua verën e vitit 2019-të, ndërsa brenda këtyre muajve ishte stërvitur individualisht për të mbajtur formën.
Fazli si 18-vjeçar në vitin 2009 ishte transferuar te skuadra e njohur holandeze e Herenven, që më pas të luaj edhe te Helmond Sport.
Pas 5 viteve të kaluara në Holandë, Samir Fazli provoi vetën edhe në Zvicër, duke iu bashkuar skuadrës së FC Ëill 1900. Ai pjesë e kësaj skuadre ishte për 3 vite të plota, me ç’rast në 68 ndeshje në Ligën e Parë të Zvicrës realizoi 18 gola.
Para se të rikthehej në futbollin vendor shtatorin e vitit 2018-të, Samir Fazli për një vit të plotë luajti edhe në elitën e futbollit kroat me skuadrën e NK Rudesh, duke regjistruar 18 ndeshje dhe 5 gola.
Rikthimi në futbollin vendor edhe pse pritej me shumë bujë, nuk doli të jetë i tillë, pasi në 30 ndeshje të zhvilluara me Shkëndijën, edhe atë në dy periudha të ndryshme, realizoi vetëm 3 gola, transmeton “infOSport.mk”.
Mbetet të shihet nëse i njëjti do të shpërthejë me Makedonija GJ.P, skuadër kjo që gjatë ditës së djeshme prezantoi edhe 3 përforcimet e para, në mesin e të cilëve edhe shqiptarin, Izet Ajrullahu.