Asgjë nga Helsinki, Besnik Ferati do luaj me Akademia Pandevin në Maqedoni

Asgjë nga transferimi te Helsinki, siç përflitej disa ditë më parë, kjo pasi Besnik Ferati karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë sërish në kampionatin tonë vendor, aty ku edhe kishte krijuar emrin e tij, njofton “infOSport.mk”. Shkupjani ka pranuar ofertën e Akademia Pandev, skuadër kjo që e ka marrë me vete futbollistin shqiptarë për në Antalia të Turqisë, aty ku skuadra e Aleksandar Vasoskit do të vijojë fazën e dytë të përgatitjeve për stinorin pranveror.

Ndryshe Ferati, i cili ka luajtur thuajse me të gjitha grupmoshat e reja të përfaqësuesës së Maqedonisë, së fundmi ishte pjesë e Partizanit të Tiranës, me të cilën skuadër disa ditë më parë kishte shkëputur kontratën.

Ferati është një fëmijë i FC Shkupit, ndërsa shpresojmë se me cilësitë që posedon do ndihmojë Akademia Pandevin gjatë pjesës së dytë të sezonit, ku skuadra nga Strumica do luftojë për mbijetesë.

Leave a Reply