Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka sjellur vendim që secili klub nga Liga e Parë e Femrave të përfitojë ndihmë finansiare në vlerë nga 10.000 dollarë në kundërvlerë me denarë si mbështetje nga “Shtëpia e Futbollit” për nevoja administrative (dhënia me qira dhe mirmbajtje të fushave, trajnerëve, përgatitje dhe të ngjajshme) për 15 ekipe nga LPFFM.
“Në mënyrë që të krijojmë strategji për zhvillimin e futbollit të femrave, ne ofrojmë mbështetje dhe stimul për klubet e femrave në Ligën e Parë që të vazhdojnë progresin e tyre përmes kësaj ndihme, kryesisht në kuptimin logjistik. Federata jonë me të vërtetë përpiqet dhe cakton fonde për zhvillimin e futbollit të femrave, por duhet të jemi të realt, klubet bazohen në rezultate të mira dhe me një angazhim më të madh dhe seriozitet në punë do të kontribojnë në përparim në të ardhmen. Thelbësore për të gjithë ne është që të përparojmë nga vitit në vit, futbolli i femrave është specifik, veçanarisht kur bëhet fjal për kategori të reja, por e rëndësishme është që të tregojmë se trajtohen në nivelin e duhur dhe ne do të vazhdojmë në atë drejtim”, ka deklaruar sekretari general i FFM-së, Filip Popovski.
Mënyrë e shpenzimit të fondeve të marra nga klubet do ti nënshtrohen rishikimit dhe verifikimit nga firmat e pavarura të auditimit.
Federata e Futbollit të Maqedonisë për gjysmën e parë të sezonit garues 2020/21 mbuloi plotësisht shpenzimet e udhëtimit të ekipeve në konkurencën e femrave dhe gjithashtu mbuloi në tërësi shpenzimet e personave zyrtarë të ndeshjeve në LPFFM.