Befasia e merkatos së janarit duket se do të jetë rikthimi i Dani Alveshit në futbollin europian.
Së fundmi futbollisti brazilian ka publikuar një postimi ku ka paralajmëruar rikthimin tek Sevilja.
“Siç thonë: Djali i mirë rikthehet gjithmonë në shtëpi”, ka shkruar Alvesh duke ia bashkangjitur një fotografi gjatë kohës sa ishte pjesë e Seviljas.
Alvesh është ndër mbrojtësit më të mirë në histori të futbollit. 37 vjeçari për momentin luan tek ekipi i Sao Paulos.