Kukësi pritet të afrojë disa elemëntë cilësor në merkaton e janarit, teksa sheh me sy ka kampionati ynë vendor, ku tashmë ka etiketuar dy emra “big”. Fjala është për kapitenin e Sileksit, Angelçe Timovski dhe mbrojtësin e Vardarit, Viktor Velkoski, njofton “infOSport.mk”.
Pikërisht mbrojtja ishte pika më e dobët e skuadrës kuksiane, që kërkon me çdo kusht të ndërhyjë në këtë repart, ndërsa eksperienca e kësaj dyshe mund të ndihmojë Kukësin në arritjen e objektivave. Kujtojmë Kukësi në 3 ndeshjet e fundit ka pranuar 10 gola, që është shumë për një skuadër që pretendon të paktën Europën, apo edhe titullin kampion.
Ende nuk ka asgjë konkrete, mirëpo siç mëson “infOSport.mk”, palët veçmë kanë filluar negociatat.