Sevilja ka konfirmuar se ka vazhduar kontratën me trajnerin, Julen Lopetegi. Tekniku spanjoll ia doli që edicionin e kaluar të fitojë trofeun e Liga Europës me Seviljën, pasi në finalen e madhe mposhtën Interin.
Këtë edicion, Lopetegi ndihmoi Seviljën të kualifikohet në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, aty ku do përballen me Borussia Dortmundin.
Tekniku spanjoll në bazë të kontratës së re me Seviljën, në “Ramon Sançez Pizhuan” do të qëndrojë deri në vitin 2024.