Punon si mbledhës mbeturinash, ndërsa sot po luan kundër Totenhamit!

Skuadrat e ligave nacionale mezi presin ndeshjet e FA Kupës, derisa sot e gjithë vëmendja do të jetë e përqëndruar në ndeshjen midis AFC Marine, që garon në kategorinë e nivelit të tetë dhe skuadrës së njohur nga Premierliga, Totenham, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e 1/32 së finales.

Çdo vit ka gjithmonë histori të çuditshme dhe të mrekullueshme të lojtarëve që luajnë në nivelet më të ulëta dhe në 2021 nuk është ndryshe.

Kësaj radhe fjalë është për historinë e mesfushorit të Marine, Xhejms Barigan, i cili është një mbledhës mbeturinash gjatë javës dhe një futbollist në fundjavë.

22-vjeçari punon si një mbledhës i mbeturinave për shërbimet e rrugëve të Liverpullit dhe rregullisht ecën 30 mijë hapa gjatë detyrave të tij të përditshme.

Sot, megjithatë, ish-futbollisti i Uigan Atletik do të kërkojë të shkaktojë një shqetësim monumental dhe të largojë Hoze Murinjon dhe “spërsat” jashtë garës.

“Unë mendoj se puna më ka ndihmuar të mbaj entuziazmin tim pasi më largon mendjen nga skuadra e futbollit, por përveç kësaj unë do të thosha që jam aq mirë i përgatitur mendërisht”, ka thënë fillimisht Barrigan për “Liverpool Express”.

“Është çmenduri kur mendon të luash kundër këtyre lojtarëve sepse i shikon ata javë për javë dhe pastaj gjëja tjetër që do të dalësh kundër tyre në të vërtetë!”.

Për balancimin e mbledhjes së koshave të mbeturinave dhe goditjen e një topi në fushë, ai shtoi: “Është shumë e lehtë të bëjë dy punë pasi fillimet e mia për punë janë shumë të hershme dhe trajnimi për Marine është në mbrëmje”.

“Mund të jetë e vështirë pasi është shumë sfiduese dhe e lodhshme, por motivimi im patjetër që duhet të jetë vajza ime 1 vjeçare pasi gjithçka që bëj është për të”, përfundoi mesfushori i Marine.

Leave a Reply