Napoli dhe Lacio bëjnë detyrën, marrin fitoret e planifikuara (VIDEO)

Napoli dhe Lacio kanë bërë detyrën në ndeshjet e javës së 17-të, duke marrë fitoret e planifikuara në ndeshjet në transfertë kundër Udinezes, gjegjësisht kundër Parmës, njofton “infOSport.mk”.

Napoli më vështirë se sa pritej mundi Udinezen në “Friuli” me rezultatin 2:1, edhe atë falë një goli të shënuar në minutën e 90-të nga ish milanisti, Timue Bakajoko.

Ndryshe Insinje nga penaltia në minutën e 15-të kaloi në epërsi “napolitanët”, derisa golin e vetëm në këtë ndeshje për Udinezen e realizoi Lasanja në minutën e 27-të.

Lacio pa shumë probleme me shifrat 2:0 triumfoi në “Enio Tardini” përballë Parmës, që vazhdoi me rezultatet negative edhe nën drejtimin e trajnerit të ri, Roberto D’ Aversa. Golat e fitores për Lacion në këtë përballje i realizuan Luis Alberto (55’) dhe Felipe Kaisedo (67’).

Fitores në ndeshjet e orës 15:00 iu gëzua edhe Verona, që me shifrat 2:1 mundi Krotonen, ndërkohë derbi ndeshja midis Romës dhe Interit që u zhvillua më herët u mbyll me barazimin 2:2.

Leave a Reply