Valon Ahmedi edhe zyrtarisht karrierën e tij do ta vazhdojë në Bjellorusi, te skuadra kampione e Shakhtar Soligorsk. Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që javë më parë, ndërsa sot ka ardhur edhe konfirmimi nga ana e KF Shkëndijës.
“Kryesia e klubit ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Shakhtyor Soligorsk, sipas së cilës futbollisti kalon në rradhët e ekipit bjellorus në merkaton e janarit” – thuhet në komunikatën e Shkëndijës.
Ahmedi u bashkua me Shkëndijën në janarin e vitit 2020 dhe fillimisht ishte pjesë e skuadrës në gjysmën e sezonit të shkuar të ndërprerë shkaku i pandemisë me COVID-19, ndërsa ishte lojtar standard në formacion në ndeshjet europiane dhe gjysmësezonin vjeshtor të cilin “kuqezinjtë” e mbyllën në vendin e parë.